Institucionet e vendit nuk e komentojnë mendimin e Komisionit të Venedikut

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e komenton mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venedikut deri sa të publikohet versioni zyrtar i saj. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ky mendim mbetet i klasifikuar deri në miratimin e tij nga komisioni, kur edhe bëhet mendim zyrtar.

Qeveria
“Mendimi i ekspertëve të komisionit të Venedikut është i klasifikuar, deri në miratimin e tij nga Komisioni kur bëhet zyrtare. Qeveria e RMV-së do të pret deri në publikimin zyrtar dhe përfundimtar të mendimit, deri atëherë nuk do të komentojë”

As Ministria e Drejtësisë nuk e komenton këtë mendim deri në momentin kur do të bëhet zyrtare. Nga atje thonë se posa të miratohet do të fillojë procesi i implementimit të rekomandimeve që përmbahen në të.

Ministria e Drejtësisë
“Mendimi i ekspertëve të Venedikut është e klasifikuar deri në miratimin e saj kur bëhet zyrtare. Deri në zyrtarizimin nuk do ta komentojmë, ndërsa posa të miratohet do ta fillojmë procesin e implementimit të rekomandimeve që përmbahen në të”

Për grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së, draft mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për gjuhët është turp juridik që, siç thonë ata, kjo qeveri i ka shkaktuar shtetit. Deputeti Antonio Milloshoski thotë se kryeministri duhet të pranojë vërejtjet dhe kërkon që të njëjtat të pasqyrohen në amendamente.

Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE

“Kërkojmë që menjëherë të tërhiqet Ligji për përdorimin e gjuhëve që është në procedurë kuvendore. Ne vlerësojmë se Ligji nga viti 2008 është i zbatueshëm dhe mund të përshtat edhe pak. Por, ai Ligj asnjëherë nuk ka pasur vërejtje rigide dhe mangësi juridike të cilët janë vërejtur nga Komisioni i Venedikut për këtë ligj, për të cilin kemi paralajmëruar se është joefikas dhe është më shumë politik, ndërsa nuk përmirëson të drejta gjuhësore ose të drejta”.

Nga BDI thonë se akoma nuk është pranuar zyrtarisht mendimi i Komisionit, por nënvizojnë se të njejtin do ta respektojnë. Deputeti I BDI-së, Artan Grubi, thotë se në këtë draft version, Komisioni i përshëndet të drejtat e avancuara ligjore dhe shpreh shqetësim vetëm në pjesën e çmimit për implementimin e saj. Sipas tij, çmimi i paqes i barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike është i pakrahasueshëm me çmimin simbolik të implementimit të një ligji me të cilin rrumbullakohet Marrëveshja e Ohrit.

Artan Grubi, BDI

“Nuk e kemi pranuar mendimin e Komisionit, por si do qoftë, ne do ta respektojmë. Në këtë draft version, Komisioni i përshëndet të drejtat e avancuara ligjore dhe shpreh shqetësim vetëm në pjesën e çmimit për implementimin e saj. Çmimi i paqes i barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike është i pakrahasueshëm me çmimin simbolik të implementimit të një ligji me të cilin rrumbullakohet Marrëveshja e Ohrit. Komisonin e përshëndet dhe jep mendim pozitiv për përdorimin e gjuhës shqipe tek paratë dhe uniformat”

Sipas vlerësimeve të Komisionit të Venedikut, të cilën e publikoi “Plusinfo”, Ligji për gjuhët do të kërcënoj funksionimin e tërë sistemit gjyqësor. Drafti është përgatitur më 27 shtator, ndërkaq do të publikohet zyrtarisht më 17 tetor.

Ajnur Bafqari /SHENJA/