Isa Mustafa: Do të takohemi me Albin Kurtin për mundësitë e bashkëqeverisjes

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se këto ditë së bashku me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, do të takohen me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, “për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes”.Mustafa në një njoftim ka thënë se në një garë tepër të ngushtë mes VV-së dhe LDK-së do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, thuhet në postimin e Mustafës në rrjetin social ‘Facebook’.