Islanda ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shpërndaje

Parlamenti i Islandës pasditen e sotme e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Lajmin për ratifikimin e 26 të Protokollit për anëtarësim në NATO, në Parlamentin e Islandës, e mora në Bruksel, në takimet e Këshillit Veriatlantik. Faleminderit për qëndrueshmërinë. Sot kishim takime të suksesshme edhe me kolegun grek, Nikos Panagiotopulos, me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Juri Luik, si dhe ndihmëssekretarin e përgjithshëm Patrik Tarner. Anëtarësimi në NATO mbetet realitet #WeAreNAto”, shkroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në profilin e saj në Fejsbuk.

Mbeten edhe tre shtete për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO. Prite që këtë së shpejti ta bëjnë Franca, Holanda dhe Spanja.