Ja ku i ‘rezervohet’ vendi Teuta Arifit, pas përfundimit të mandatit si Kryetare e Komunës së Tetovës?!

Shpërndaje

Kryetarja e Komunës së Tetovës është përfolur sot në Kuvend si një nga kandidatet e mundshme për ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emrin e saj e theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve drejtuar kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit nuk mohoi një mundësi të tillë, port ha se dy nga katër emrat ku bënte pjesë edhe Arifi ka dëgjuar se janë përmendur edhe në koloaret e institucioneve.
“A planifikon Qeveria që në këtë periudhë ti dërgojë ambasador në SHBA, NATO, Izrael dhe Bullgari, Teuta Arifin, kryetare e Komunës së Tetovës, Dane Talevski, këshilltar politik i Zaevit, Misho Dokmanoviq, profesor në Fakultetin juridik dhe Sashko Nasev. Pyetjen e parashtroj edhe lidhur me parimet të cilat ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov i përmendi më 2017, përse para zgjedhjeve nuk duhet të dërgohen ambasador në qendra të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe atëherë ishte rasti lidhur me Aleksandër Nikollovskin, për të cilin Qeveria vendosi në bazë të atyre parimeve të mos e dërgojë për ambassador”, Milloshovski
“Këto katër emra që i përmendët këtu, dy aspak nuk janë diskutuar, ndërsa dy po, janë diskutuar. Por ka gjasa që presidenti mos të jep pas, mund ministri të vendos në fund që ata dy të mos shkojnë, ose çfarëdoqoftë. Unë nuk dua të jap qëndrimet e mia para kohe, por dua që shteti ti plotësojë vendet e ambasadorëve siç do ta përmendi si shembull NATO-n. NATO pret ambasador sepse atje kemi ushtrues detyre”, tha Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve opozitar lidhur me masat kundër ndotjes së ajrit, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi ndërtimin e një tramvaji elektrik në qytetin e Shkupit. Projekti sipas tij planifikohet të kushtojë 100 milion euro.
“Qëllimi i Qeverisë është të tërheqë një linjë kreditore në vitin 2020, ndërsa procedurën ta fillojë që tani që të mundet të kryhet e gjithë procedura tenderuese gjatë periudhës së dimrit dhe qyteti i Shkupit të mund të hyjë në implementimin dhe realizimin e projektit për tramvaj elektrok. Shpresoj se atë mund ta realizojmë nga Van Holl që prodhon këtu, por gjithsesi procedura në përputhje me furnizimet publike është e qartë”, tha Zaev.

Në kuadër të masave kundër ndotjes, kreu i Qeverisë u zotua edhe për punë intensive në gazifikimin e tërë vendit. Vitin e ardhshëm ai pret që të fillojë edhe sistemi sekondar dhe tercial i gazifikimit në 10 qytetet më të mëdhaja në vend./SHENJA/