Ja si arsyetohet ministri i arsimit, Arbër Ademi për gjendjen katastrofale të nxënësve në Çashkë

Shpërndaje

Ministri i arsimit Arber Ademi e quajti absurde dhe jo normale protestën e prindërve maqedonas në Cashkë, për ta mohuar mësimin në shqip për nxënësit shqiptar. Ai tha se do ta mbështesë Komunën dhe Cashkës dhe Velesit për hapjen e paraleles shqipe. “Mua më vjen keq që në shekullin 21 ende ka persona të cilët protestojnë për të mohuar të drejtën për tu arsimuar ndonjë qytetarit tjetër. Ne jemi qytetarë të këtij vendi ne jemi në të njëjtin qiell dhe ne mund të ecim përpara vetëm në qoftë se bashkëpunojmë në qoftë se i ndihmojmë njëri tjetrit në qoftë se ja zgjasim dorën njëri tjetrit. Në komunën e Çashkës në komunën e Velesit, ministria e Arsimit dhe shkencës ka qëndrim të qartë, është paraparë mbështetjes dhe do të vazhdojmë me mbështetje edhe në periudhën e ardhshme dhe me të vërtetë është krejtësisht absurde jonormale organizimi i një proteste të tillë”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.