“James Bond” dhe “Transporter” vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën (Video)

Shpërndaje

Dy filma shumë të njohur për publikun kosovar dhe të mbarë botës pa dyshim janë “Casino Royale” dhe “Transporter”.

Personazh kryesor te i pari është agjenti britanik i zbulimit, James Bond, i njohur si 007, rolin e të cilit e luan Daniel Craig, ndërsa te i dyti një transportues tullac e shumë i zhdërvjellët, rolin e të cilit e luan i mirënjohuri Jason Statham.

Sonte, në emisionin n’Kosovë Show kanë qenë dy njerëz aq të ngjashëm me dy aktorët, sa ju habisin me dukjen e tyre – sikur të ishin aktorët e vërtetë.

Bëhet fjalë për Besnik Tafallarin, me origjinë nga Prizreni por i lindur në Gjermani, që ngjason me Stathamin, dhe për shokun e tij austriak, i cili i ngjan Craigut.

Dy personazhet interesante aktualisht janë duke bërë gati një film të zhanrit aksion.

Kur pamë fillimisht të ftuarit e parë të puntatës së mbrëmjes së sotme “Zonë e Lirë”, menjëherë vumë re ngjashmërinë e tyre me aktorët e Hollywood Jason Stathman dhe Daniel Craig.

Në të vërtetë ata ishin Besnik Tefallari dhe shoku i tij austriak Max Fraisl, të ftuarit sozi të aktorëve të famshëm.

“Mbi 95 % e mesazheve që kam lexuar e kanë besuar që kjo që bëmë deri tani ishte e vërtetë, ndërkohë që ka një 5% që e ka dyshuar. Tani duhet thënë e vërteta. Falenderoj dy sozitë e aktorëve Jason Stathman dhe Daniel Craig, Besnik Tefallari një shqiptar që ka lindur në Berlin dhe shoku i tij austriak, Max Fraisl”, tha drejtuesi i emisionit Arian Çani.

Gjatë emisionit Besnik Tefallari tregoi se ai dhe miku i tij janë duke luajtur në një film aksion, një pjesë e së cilit do të xhirohet në Sarandë, por që nuk ka lidhje me dublimin e dy aktorëve Jason Stathman dhe Daniel Craig.

“Në film nuk kemi lidhje me dublimin e aktorëve Jason Stathman dhe Daniel Craig. Jemi duke xhiruar një film aksion, me produksion gjerman”, tha Tefallari./tvklan