‘Katastrofë’, në takimin e liderëve në Maqedoni, 5 liderë shqiptarë 2 maqedonas (Foto)

Shpërndaje

Sapo janë mbledhur liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut pas dështimit të marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në. E veçantja dhe e turpshmja në këtë takim shihen shqiptarët e copëtuar në pesë parti politike ku marrin pjesë pesë liderë në këtë takim me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski në Vodno.

Shqiptarët e copëtuar në pesë parti ju konvenon vetëm maqedonaseve pasi të copëtuar humb edhe pesha dhe fuqia e shqiptarëve në këtë shtet.

Me lindjen e liderëve dhe partive të reja shqiptare në Maqedoninë e Veriut humbim edhe ulëset në parlament kështu që sa më të copëtuar shqiptarët aq më të dobët bëhen.

Ndryshe sonte, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeministra Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.