Katër muaj premtime dhe garanci për marrjen e datës

Shpërndaje

15 tetorin e lamë pas, vendi nuk mori datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Optimizmi i krerëve të lartë shtetëror se vendimi për çeljen e bisedimeve do të jetë pozitiv, nuk linte vend që ata të merrnin parasysh këtë version të situatës. Dy emrat që kryesisht udhëhoqën me procesin për marrjen e datës, kryeministri Zaev e zv.kryeministri Bujar Osmani, nuk luhateshin nga qëndrimi se vendi i ka realizuar të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve. Madje, dy javët e fundit filluan numërimin mbrapsht.

Atmosfera është shumë pozitive. Në të gjitha takimet konstatimi është i njëjtë. Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha detyrimet e veta për ta filluar bisedimet dhe të gjithë e kuptojnë. Unë jam shumë optimist, procesi fillon në Bundestagun Gjerman më 26 shtator”-pohoi Bujar Osmani, zv/kryeministër.

Më pak optimist nuk ishte as kryeministri Zoran Zaev, i cili shprehte bindje se maratona shume vjeçare e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e BE-së do të finalizohej më 15 tetor kur vendi do të merrte, sipas tij, datë të pakushtëzuar për çeljen e negociatave.

Pas dhjetë rekomandimeve pozitive nga KE-ja, përfundimeve optimiste edhe të Këshillit në vitin 2018 dhe në vitin 2019 dhe rezultateve që krijuam, gjithmonë e më shumë bindemi t’i mbizotërojmë të gjitha sfidat që i sjellë procesi i negociatave për anëtarësim. Pritshmëria dhe ambiciet tona për Këshillin e BE-së më 15 tetor dhe Këshillin Evropian më 17 dhe 18 tetor janë miratimi i vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim, pa shtyrje të“-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Pas vendimit për mos dhënien e datës, Zaev e Osmani thanë se vendi mbetet i fokusuar në Evropë dhe se alternativë tjetër nuk ka. Dhe pas përfundimit të samitit, Osmani ka shkruar se së shpejti vendi do të bëhet anëtar i 30 -të i NATO-s./ALSAT/