Këta janë kanditatët e VV-së për deputetë me më së shumti vota

Shpërndaje

Këta mund të jenë deputetët e rinj të Vetëvenosje në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas rezultateve të KQZ-së, LVV-ja renditet e para me afro 26% duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 21%, kurse partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë.

Kësisoj, bazuar në votat e fituara, partia e Kurtit sipas gjitha gjasave do t’i ketë 30 ose 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Indeksonline ka siguruar emrat e kandidatëve që kanë marrë vota të shumta dhe pritet të jenë pjesë e legjislativit.

Më poshtë, emrat e kandidatëve-eve që morën shumë vota:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Yllëza Hoti, Mefail Bajqinovci, Hekuran Murati, Liburn Aliu, Haki Abazi, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Artan Abrashi, Saranda Bogujevci, Valon Ramadani, Mimoza Kusari – Lila, Arbër Rexhaj, Arbëresha Kryeziu – Hyseni, Labinotë Demi-Murtezi, Mimoza Shala, Sylejman Rrahmani, Dimal Basha, Fjolla Ujkani, Salih Zyba,
Fitore Pacolli, Fatmir Kollqaku-Mullhaxha, Xhelal Sveçla, Rexhep Selimi, Drita Millaku, Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj liste.