Khabib gati edhe për sfidën e dytë me MekGregorin

Shpërndaje

Mesa duket Khabib vs. MekGregor 2 nuk është një ëndërr e parealizueshme. Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap ka folur për kanalin rus “Zhivina100”, për mundësinë e një ndeshjeje të dytë mes birit të tij dhe Konor MekGregor” në Rusi më 2020.

“Nëse MekGregor e do atë ndeshje, atëherë Moska është gati për të. Ai ka thënë njëherë se ka më shumë tifozë se Khabib këtu. Duam ta presim në Moskë, ai është i mirëpritur. Megjithatë, përpara ndeshjes me MekGregor duhen larë hesapet me Ferguson. Ai ka fituar 12 ndeshje radhazi në UFC, ashtu si Khabib. Ajo do të jetë një supersfidë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë në UFC. Mendoj se ndaj Ferguson do të ndeshemi në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, por nuk do të ndeshemi përpara,” ka thënë mes tjerash Abdulmanap Nurmagomedov.