Kiara Tito në Instagram VS në realitet: Moderatorja zbulon hilet e vajzave VIP

Shpërndaje

Moderatorja Kiara Tito ka publikuar sot një video në kanalin e saj në YouTube, ku përshkruan jetën e vajzave të famshme në Instagram, përballë asaj që bëjnë në realitet.

Bukuroshja e ka titulluar videon “Instagrami vs Realiteti”, për të thënë se jo çdo gjë që shohim në Instagram ndodh ashtu vërtet.

Ajo ka krijuar skenare të ndryshëm si ai duke bërë squats nga liqeni, apo duke pozuar pranë një makine luksoze që në fakt nuk është e saj, për të na thënë se jo gjithçka është ashtu siç ndodh përtej kamerës, shkruan Iconstyle.

Në një tjetër skenar ajo shfaqet me shoqet në një shtëpi gjoja duke u argëtuar, por në të vërtet secila është e zhytur në telefon duke lundruar në internet.

“Me këtë video doja të përcillja një mesazh për të gjithë ndjekësit e mi dhe ata të cilët më pyesin si ja bën që ke një jetë kaq të bukur dhe të lumtur? Në fakt, nuk duhet të ndikohemi nga rrjetet sociale, të lakmojmë dhe të xhelozojmë dikë që mund të duket i/e lumtur me jetën e tyre nga fotot, video nga restorante apo edhe udhëtimet. Mos e krahasoni veten me askënd. Jemi të gjithë qenie njerëzore me problematika dhe gjëra të cilat na shqetësojnë çdo ditë. Të postosh nuk ka asgjë të keqe, ama jo gjithçka është ashtu siç duket përtej kamerës”, shkruan Kiara në postimin e Instagram.