Koalicioni i mundshëm LSDM-BD.I?! Ja kush paralajmeron !!!

Shpërndaje

Sulejman MEHAZI

Zaevi lavdëroi Ali Ahmetin si të besueshëm, kjo nënkupton e paralajmëron miqësinë e mëparshme koalicionuese gjatë zgjedhjeve lokale që e ka kuptimin koalicionues edhe gjatë Zgjedhjeve Parlamentare.

Pra, koalicioni maqedone-shqiptare i ardhshëm i zgjedhjeve parlamentare, më 12 prill 2020, mund të jetë:

LSDM-BDI

Ky koalicion në njërën anë, e shpëton LSDM-në nga humbja kundër VMRO-së, në anën tjetër e shpëton edhe BDI-në nga humbja kundër opozitës Aleanca me Besë.

Listat zgjedhore të mundshme mund të jenë: p.sh.

– Në zonë 6, bartës liste mund të jetë BDI, nr.2. LSDM-ja….;

– Në zonë 5. bartës liste mund të jetë LSDM-ja, nr 2. BDI-ja…;

– Në zonën e Çairit, bartës liste mund të jetë BDI-ja, nr. 2. LSDM-ja…;

– Në zonën e Kumanovës me rrethinë, bartës liste mund të jetë LSDM-ja, nr. 2. BDI-ja;

E kështu, kështu me radhë…. Prandaj kujdes opozitë shqiptare leni inatet e mos luani me popullatën shqiptare, bashkohuni rëndë e fortë se këta të BDI-së punojnë e mendojnë vetëm për ditën e zgjedhjeve e kurrgjë tjetër!.