Kosnett: Më 6 tetor dilni dhe votoni – për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj

Shpërndaje

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, me anë të një videoje ka bërë thirrje që kosovarët të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit

“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett në këtë video.