Kryeministri i Bullgarisë, Borisov: Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave, do të ishte një gabim historik

Shpërndaje

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, e konsideron “gabim të madh historik”, mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh. “Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave do të ishte një gabim historik. Do të ishte një goditje e rëndë për këto vende, pasi një mundësi e tillë mund të rikthehet në 10-15 vite”, është shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Evropian. Kryeministri bullgar theksoi se Tirana dhe Shkupi meritojnë mbështetje, “në të kundërt askush nuk duhet të pyesë përse përhapet xhihadizmi, apo përse Kina vjen vërdallë”./rtsh