Kryeministria jep detaje mbi takimin Rama-Mitsotakis: Marrëveshja për patentat do kalojë në Parlamentin grek

Shpërndaje

Kryeministria e Shqipërisë ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar në Athinë midis Edi Rama dhe homologut Kyriakos Mitsotakis.

Sipas njoftimit, është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë.

Rama ka theksuar në takim “se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri”.

Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve.

Sa i përket qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri grek, Kryeministria shqiptare njofton:

“Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim. Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.”

Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

Top Channel