Kur kopilat e stanishiqëve, herleviqëve dhe graçaninëve nderohen si heronj të demokracisë në Tiranë

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Shteti i kapur nga bandat kriminale dhe agjenturat e huaja nuk mund të ketë paqe, siguri dhe progres!

A ka mundësi t’ua shpjegojë dikush shqiptarëve, si ka mundësi që një AGJENT i shërbimit sekret të Serbisë së Millosheviqit (dhe jo vetëm një), i vërtetuar me tapi brenda Gjykatës së Hagës, të jetë këshilltar i Qeverisë së Shqipërisë, ndërsa shqiptarët tjerë nga Kosova dhe viset tjera nuk kanë gjasa ta sigurojnë as shtetësinë e shtetit të tyre amë, nëse kanë nevojë për këtë?

Kjo ka ndodhur faqe botës, në ditë me diell, po fshehur çfarë kanë bërë dhe mund të bëjnë këta hajdutë e kriminelë që e shkatërruan Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar?

Shërbimet e sigurisë kombëtare me çfarë duhet të merren, nëse jo me këto çështje? A është Shqipëria shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, apo shtet i kapur nga bandat krimenale, i cili ka nevojë të ÇLIROHET, që mandej të zgjidhen me radhë edhe çështjet tjera të pazgjidhura të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike dhe në Mërgatë?

Kjo nuk ka mundur të ndodhë as në Mesjetë, as sot nuk mund të ndodhë edhe në shtetet më të paorganizuara të botës!

Këta nuk meritojnë vetëm dorëheqje dhe burg, por edhe LITARIN e kanë pak! TURP!