“Kur padrejtësia bëhet rregull, revolta bëhet obligim”, paralajmërohet protestë masive nga Lëvizja Besa në Shkup (Foto)

Shpërndaje

Nëpërmjet një postimi në facebook, vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi ka paralajmëruar për të premten protestë në Shkup. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

“Për fat të keq në këtë shtet ende po mohohet #drejtësia, po vonohet #barazia dhe na rrezikohet #ardhmëria. Ne nuk mund të heshtim kur të rinjtë tanë po merren për çdo ditë në pyetje nga policia vetëm pse ngrejnë zërin ndaj dukurive negative në këtë shtet, ne nuk mund të heshtim kur burgjet janë plot me shqiptarë të pafajshëm, ne nuk mund të heshtim kur një gjyqësor vazhdon të montojë raste kundër shqiptarëve dhe përfundimisht nuk mund të heshtim kur e shohim se si pushteti po na vret shpresën për një të ardhme me të mirë”, ka shkruar Hoxha në facebook.

Protesta do të mbahet ditën e premte, 1 nëntor, me fillim nga ora 13. Nisja do të bëhet nga parku në Çair.

Ja edhe postimi i Arjanit Hoxhës:

Kur padrejtësia bëhet rregull, revolta bëhet obligim.

Të dashur dhe të respektuar anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të Lëvizjes BESA,
Për fat të keq në këtë shtet ende po mohohet #drejtësia, po vonohet #barazia dhe na rrezikohet #ardhmëria. Ne nuk mund të heshtim kur të rinjtë tanë po merren për çdo ditë në pyetje nga policia vetëm pse ngrejnë zërin ndaj dukurive negative në këtë shtet, ne nuk mund të heshtim kur burgjet janë plot me shqiptarë të pafajshëm, ne nuk mund të heshtim kur një gjyqësor vazhdon të montojë raste kundër shqiptarëve dhe përfundimisht nuk mund të heshtim kur e shohim se si pushteti po na vret shpresën për një të ardhme me të mirë.
Prandaj, ju bëj thirrje që ditën e premte (01.11.2019) me fillim në ora 13:00 duke u nisur nga parku i Çairit të fillojmë marshin protestues ku do ngrejmë zërin për drejtësi dhe barazi. Të protestojmë gjithë së bashku kundër këtij pushteti dhe të kërkojmë zbardhjen e gjitha rasteve të montuata, hetim ndërkombëtar për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë si dhe nevojën për reforma rrënjësore në sistemin e gjyqësorit i cili është i partizuar dhe politizuar.
Heshtja nuk është zgjidhje, prandaj të mos heshtim po të ngrejmë zërin dhe të sjellim ndryshimin.

#KohaËshtëTani #KohaPërVeprim