Kurti: AAK-ja më mirë është në opozitë, bashkë me PDK-në dhe listën serbe

Shpërndaje

I ftuar në KTV, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, është shprehur se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme.

Para pak orësh edhe Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka konfirmuar se do të ketë një takim me Kurtin.

Kurti, i pyetur nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në, është shprehur i prerë: Jo, nëse nuk bëhet me LDK-në, shkojmë në zgjedhje sërish.

Kurti gjithashtu shtoji se Lista serbe dhe PDK, duhet që të shkojnë në opozitë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit edhe fitues i këtyre zgjedhjeve ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së AAK-së në një qeveri potenciale të VV-së me LDK-në, Kurti ka thënë se “AAK-ja më mirë është në opozitë”.

“AAK-në s’e barazoj me PDK-në, sepse s’ke si, por me qeverisjen e fundit, fort iu ka afruar. S’i kam barazuar asnjëherë me PDK-në. “AAK-ja më mirë është në opozitë”, ka thënë ai.