Kurti në Bundestagun gjerman, diskuton për Kosovën me deputetët e SPD-së dhe Të Gjelbërit

Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot deputetët e SPD-së, Stefan Schwatze dhe Josip Juratovic.Gjatë qëndrimit të tij në Bundestagun gjerman Kurti ka falënderuar ata për mbështetjen e dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.Kurti theksoi se gjithashtu ka takuar edhe deputetin nga Të Gjelbërit, Manuel Sarrazin me të cilën kanë diskutuar për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike në rajon dhe mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë e re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Në vazhdën e takimeve Kurti ka zhvilluar një takim edhe me deputetin tjetër të SPD-së, Metin Hakverdi, ku diskutuan për drejtësinë, punësimin dhe integrimet evropiane kryesore të qeverisë për të ardhmen.