Kurti: Nuk mendoja se do të dilja i gjallë nga burgu serb

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për arr*estimin e tij nga fo*rcat serbe në prill të vitit 1999.

Atë kohë Kurti u arr*estua me akuzën se po rrezikonte integritetin territorial të Jugosllavisë, atë kohë ai punonte në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK’së, Adem Demaçit.

Gjatë gjithë gjykimit ai kishte refuzuar të njihte sistemin gjyqësor të Jugosllavisë, duke thënë se ajo gjykatë nuk i takonte popullit të tij i cili tani kishte shtetin e vet të pavarur.

“Nuk kam menduar se do të dalë nga bu*rgu ndonjëherë”, ka thënë Kurti.

“Kur më dënuan me 15 vite bur*gim, nuk mendoja se do dilja i gjallë”

Kurti po ashtu thotë se të gjithë të bur*gosurit shqiptarë ishin të keq*trajtuar nga fo*rcat serbe.