Kurti: Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është bashkuar mijëra tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka zgjedhur që ndeshjen ta përcjell nga ulëset e lindjes dhe jo nga ato të VIP-ve.

“Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!”, shkruan mes tjerash Kurti.