Kurti: Rashiqi nuk ka asnjë skandal të vetëm si ministër, është njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas pavarësisë

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq, ku tha se tema kryesore ishte problemet dhe parregullsitë që i përcollën komunitetin serb në zgjedhjet e së dielës së 6 tetorit, shkruan Gazeta Blic.“Është për të ardhur keq që nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe demokratike në komunitetin serb dhe gjithashtu Rashiq nuk ka asnjë aferë apo skandal të vetëm si ministër, më duhet të them se njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është pikërisht Rashiq dhe bisedova me të për procesin zgjedhor se si ka shkuar në vendbanimet me komunitetet serbe dhe ky është i zhgënjyer me parregullsitë dhe problemet e shumta”, tha Kurti, shkruan Gazeta Blic.“Ishte takim për koalicionin e ardhshëm qeverisës, aty do merremi më shumë me bisedimet që kemi me LDK-në, por isha i interesuar të merrja informacione nga personi në terren që ka garuar vetë për mbarëvajtjen e procesit”, tha ai.

Kurti tha se nuk u diskutua për ndarjet e ministrive, tha se ky është një hap i mëvonshëm, por që tema e takimit të sotëm ishte vetëm për problemet e procesit zgjedhor që kanë qenë në zgjedhjet e 6 tetorit.“Ky është hap i mëvonshëm pasi ta përmbyllim bisedimet me LDK-në, isha i interesuar të marr vesh nga ai për procesin si ka shkuar në vendbanimet serbe dhe vëzhguesit ndërkombëtar treguan qartë se ka pasur shkelje ligji, trysni mbi serbët dhe është lënduar procesi ynë, parregullsitë e qershorit të 2017 janë përsëritur në tetorin e 2019 dhe duhet t’i adresojmë këto”, tha ai.Kurtit ha se problemet që kanë qenë në zgjedhjet e vitet 2017, prapë u përsëritën në këto zgjedhje dhe se kritikoi qeverinë e kaluar e cila nuk u mor fare me këtë çështje.
“Qeveria e kaluar nuk i ka adresuar fare parregullsitë dhe shkeljet në vendbanimet serbë në 2017, ne si qeveri e re duhet adresuar këto probleme”, shtoi Kurti.