Kurti-Vjosa, dyshja e rekordeve në zgjedhje! Ja sa vota kanë marrë

Shpërndaje

Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm sa i përket numrit të votave brenda subjekteve të tyre, duke qenë edhe drejtues të listës.

Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e ka shpallur ende zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve në zgjedhjet e 6 tetorit, një burim në Lëvizjen Vetëvendosje i ka thënë portalit Koha.net se Kurti, pa votat e diasporës dhe pa ato me kusht, ka marrë 167 mijë vota.

Por në rrjetet sociale, aktivistë të Vetëvendosjes kanë njoftuar se Kurti ka marrë 185 mijë vota, ndërsa Vjosa Osmani 162 mijë. Në bazë të këtyre votave, të dy arrijnë 82.2 %.

Njohësi i çështjeve zgjedhore Albert Krasniqi, ka publikuar një grafik ku janë paraqitur votat e kandidatëve për kryeministër prej vitit 2010, pa këto të fundit.

Sipas tij, një prej arsyeve kryesore që ndikon në përcaktimin e votuesit është lideri i partisë politike.

Madje, shkruan Krasniqi, për shumë prej votuesve, lideri është më i rëndësishëm sesa programi i partisë apo lista e kandidatëve.

“Liderët/bartësit e listave kanë marrë më së paku 52.90% të votave të subjekteve politike që i kanë përfaqësuar, dhe më së shumti 75.46%. Në këtë grafikon janë paraqitur votat e liderëve/bartësve të listave nga zgjedhjet e vitit 2010 e këndej (duke përjashtuar zgjedhjet e fundit pasi ende nuk dihen votat e kandidatëve)”, ka shkruar Kurti.

Për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës, ende s’ka rezultate përfundimtare. Por në bazë të asaj që po raportohet deri tash, Albin Kurti nga Vetëvendosja dhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e thyejnë rekordin e votave prej vitit 2010.

Ndryshe me heret u publiku nje lajm se Albin Kurti ka thyer rekord ne zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Ja lajmi: Albin Kurti thyen rekord – kaq vota ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit