Ky është aderimi më i ri në Vetëvendosje

Shpërndaje

Albin Kurti, kandidati për kryeministër, ka treguar për antarësimin më të ri në Vetëvendosje.

Kurti në një shkrim në llogarinë e tij në facebook tregoi se, Shkurta Velija-Ajdini u antarësua në Vetëvendosjë të dielën menjëherë pasi kishte votuar, shkruan gazeta inFokus.

“Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielën paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në vetëvendosje”, shkruan Kurti në facebook.

Kurti gjithashtu shkruan se, Velija Ajdini është në përfundim të doktoraturës në Universitetin e Vjenës.

“Ajo ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës, kurse tash është në përfundim të doktoratës në po atë universitet me temën “Konstruksioni gjinor në veprën e Stefan Zëeig-ut”, shkruan Kurti.