LDK, Mustafa përmirëson Mustafën (Video)

Shpërndaje

Një paqartësi e madhe lindi nga mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një ditë pasi që ky subjekt u pajtua me Vetëvendosjen të nisin atë që u quajt udha drejt bërjes së Qeverisë së re, dhe kjo nëpërmjet të takimeve të grupeve punuese, doli një lajm që ndryshoi gjithçka.

Ishte zëdhënësi në LDK, Besian Mustafa, që tha se Kryesia ka marrë vendim që deri në certifikimin e rezultateve, të mos ketë asnjë takim midis dy partive që morën më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri.