“Lëvizja BESA është partia e vetme që ka të drejtë morale të garojë në zgjedhje!”

Shpërndaje

Gazetari Urim Saliu mendon se në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare e vetmja parti politike shqiptare e cila ka të drjetë morale të garojë është Lëvizja BESA. Sipas tij BESA ka qëndruar në rrugë dhe stacione policore.

“Besa moralisht ka të drejtë të garojë sepse ka qëndruar në rrugë dhe stacione policore. Partitë tjera që kanë bërë sehir dhe kanë qëndruar në shtëpi, në zgjedhje le të rrijnë në shtëpi”, shkruan Saliu në rrjetin social Facebook.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në muajin Mars të 2020.