Lëvizja Besa: Zaev përfundimisht e kuptoj se është koha që legjitimiteti t’i kthehet sovranit

Shpërndaje

Pas dështimit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian, Lëvizja BESA shprehu qëndrimin e saj se ky dështim deligjitimon qeverinë në tërësi dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opcioni më i mirë për të kërkuar përgjegjësinë nga sovrani.

Për fat të mirë, sygjerimin e Lëvizjes BESA për zgjedhje të parakohshme parlamentare e kuptoj drejt dhe qartë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev i cili përfundimisht e kuptoj se është koha që legjitimiteti t’i kthehet sovranit, i cili do të vendosë se kujt do t’i bartë përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin pas zgjedhjeve parlamentare.

Lëvizja BESA edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohë sa më të shpejtë duke respektuar normat ligjore për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike.