Liderët njëzëri për BE, tani fillojnë bisedimet për zgjedhjet në RMV

Shpërndaje

Liderët partiak të cilët janë në takim me presidentin Stevo Pendarovski për më shumë se dy orë kanë biseduar vetëm për konluzat e samitit të BE-së dhe në pjesën e dytë fillojnë bisedimet për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Presidenti Pendarovski pas përfundimit të pjesës së parë në një kpnferencë për media njoftoi se të gjithë liderët e pranishëm kanë qenë njëzëri për vazhdimin e rrugës së integrimit evropian dhe se kjo nuk ka alternativë.

Për sa i takon idesë së kryeministrit Zaev për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, presidenti Pendarovski tha se qëndrimi i tij është që ky vendim duhet zë sillet vetëm me koncenzus të partive në pushtet dhe opozitë. Por Pendarovski tha se zgjedhjet mund të zvarrisin anëtarësimin në NATO.

“I kujtova liderët dhe po e njoftoj edhe opinionin, se pas ratifikimit të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, protokolli për anëtarësim duhet të ratifikohet edhe në Parlamentin tonë. Mos të vijmë në situa që atëherë të mos kemi përbërje parlamentare që do ta ratifikojë dhe të zvarritet anëtarësimi në NATO që na nevojitet një çast e më parë”, tha Pendarovski.