Lidhjen Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje nuk e bëjnë vetëm Albini dhe Vjosa!

Shpërndaje

Dy orë para përfundimit të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, në Kosovë.

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Fatkeqësisht, ende nuk ka klimë demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë.

Përderisa ujqit e Serbisë shëtisin të lirë nëpër Kosovë, mjafton që ata t’i kapin disa ogiçë (drejtues) dhe e gjithë tufa (votuesit) shkon pas tyre, në kasaphanë zgjedhore!

Përpapa se të mbahen zgjedhje në Kosovë, forcat atdhetare duhet të kuvendojnë për ZGJIDHJE që garanton sukses. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur në prag të këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes forcave politike të opozitës.

Zgjidhje për ndryshime të mëdha dhe të duhura nuk mund të ketë përderisa në listat e kandidatëve për deputetë të partive të opozitës ka bashkëmendimtarë, bashkëpunëtorë, familjarë, miq dhe të afërm të drejtuesve kryesorë të klanave kriminale, që e kanë mbajtur peng demokracinë, institucionet e pushtetit, lirinë, progresin dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk e bën vetëm Vjosa Osmani, por dhjetëra e qindra KUNDËR Vjosa dhe KUNDËR LDK!

Lëvizjen Vetëvendosje nuk e bën vetëm Albin Kurti, por dhjetëra e qindra KUNDËR Albina dhe KUNDËR Vetëvendosje!

E gjithë kjo klimë jodemokratike është pasojë dhe reflektim i mospastrimit me të kaluarën komuniste, me mosdënimin e korrupsionit dhe krimeve të derisotme, të kapjes së shtetit nga bandat kriminale, mafia dhe rrjetet e (ish) agjenturave sllave (serbe, ruse dhe aleatëve të tyre).

Ujqit e Serbisë, agjentët dhe bashkëpunëtorët e tyre, vjedhin ditën dhe hanë njerëz e vota natën, ndërsa të nesërmen i akuzojnë kundërshtarët e tyre, mos harroni!

(6.X.2019)