Ligji për Gjuhët i rrezikshëm sipas Komisionit të Venecias

Shpërndaje

Sipas dokumentit që e posedon Plusinfo, konkluzionet e hartuara të Komisionit të Venecias janë një kritikë e fortë ndaj Ligjit për gjuhët dhe ata, në një farë mënyre, rekomandojnë që në mënyrë të hollësishme të analizohen arsyet për shkak të së cilave ka ndryshuar ligji i vitit 2008 dhe shkaqet e mangësive në zbatimin e tij. Më 17 dhjetor do të dihet nëse ky version i konkluzioneve të Komisionit të Venecias do të bëhet zyrtar dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e këtij ligji, transmeton koha.mk.

“Shumë dispozita të Ligjit për gjuhët (nga viti 2018) tejkalojnë standardet evropiane të përcaktuara në mënyrë të veçantë në Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave. Kjo në parim është për lëvdatë. Komisioni i Venecias përshëndetë gatishmërinë e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e statusit gjuhësor të bashkësive joshumicë. Sidoqoftë, sipas mendimit të Komisionit të Venecias, ligji shkon shumë larg në fusha të caktuara, duke imponuar detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publike. Ky është veçanërisht rasti me dispozitat që parashikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, të formuluara në atë mënyrë të gjerë që sigurisht që do të kërkojë vite përgatitjeje të zbatohen plotësisht”.

Këto janë pjesë e vlerësimeve në draftin e Konkluzioneve të Komisionit të Venecias, i cili do të dalë zyrtarisht më 17 tetor. Drafti u përgatit më 27 shtator të këtij viti dhe Plusinfo posedon një kopje të këtij dokumenti.

Ligji imponon detyrime joreale dhe të shtrenjta

Kështu, në konkluzionin 99 thuhet: “Në krahasim me Ligjin për gjuhët të vitit 2008, ligji i vitit 2018 zgjeron ndjeshëm përdorimin e shqipes, si gjuhë që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në organet publike. Shumë dispozita të ligjit për gjuhët tejkalojnë standardet evropiane, siç përcaktohet në mënyrë të veçantë në Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave. Kjo në parim është për lëvdatë. Komisioni i Venecias përshëndetë gatishmërinë e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar statusin gjuhësor të bashkësive joshumicë, transmeton koha.mk.

Konkluzioni numër 100 thotë: “Sidoqoftë, sipas mendimit të Komisionit të Venecias, në disa fusha ligji shkon shumë larg në imponimin e detyrimeve juridike joreale ndaj institucioneve publike. Kjo është veçanërisht rasti me dispozitat që parashikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore të formuluara në atë mënyrë të gjerë që sigurisht që do të kërkonte vite përgatitjeje të zbatohen plotësisht. Detyrimet jashtëzakonisht të mëdha dhe të kushtueshme të vendosura me ligj në veçanti për autoritetet gjyqësore shoqërohen me sanksione të rënda monetare në rast mosrespektimi (neni 23). Për më tepër, mosarritja e përkthimit dhe interpretimit të kërkuar nga ligji gjatë procedurave përbën arsye që aktgjykimi të kthehet (neni 9 (5)). Në rrethanat aktuale, nëse ligji zbatohet plotësisht, ai do të ngadalësojë ndjeshëm funksionimin e të gjithë sistemit gjyqësor, duke rrezikuar seriozisht të drejtën për një gjykim të drejtë të garantuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut “.

Në konkluzionin 101 thuhet: “Ligji përmban disa paqartësi në lidhje me kuptimin dhe qëllimin e tij. Nuk është gjithmonë e qartë se cilat dispozita të ligjit zbatohen vetëm për gjuhën shqipe, të cilat vlejnë për gjuhët e tjera joshumicë (turqisht, serbisht, boshnjakisht, vllehe, rome, etj.) dhe cilat subjekte juridike janë të përfshirë në ligj. Kjo paqartësi tekstuale do të lehtësojë zbatimin e ligjit “.

Komisioni kërkon revidimin e ligjit

Në konkluzionin me radhë, nën numrin 102 thuhet: “Prandaj, Komisioni fton ligjvënësin që të rishikojë ligjin për gjuhët, dhe për rrjedhojë, t’i shqyrtojë, në konsultim me të gjitha palët e interesuara, në veçanti rekomandimet e mëposhtme:

– të heqë dorë nga dispozitat e ligjit për dygjuhësinë në procedurat gjyqësore dhe të marrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv të kërkesave gjuhësore të Ligjit për gjuhët nga viti 2008 në procedurat gjyqësore;

– ose të revidojë nenin 3 të ligjit – parashikimin e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim të brendshëm dhe ndërinstitucional, për shembull duke kufizuar fushën e komunikimit zyrtar me shkrim ose të vonuarit e futjes në fuqi derisa zbatimi i duhur i kësaj dispozite të bëhet real;

– të revidohet dhe rishikohet ligjin në mënyrë që të sigurojë një qartësi të mjaftueshme ligjore në kuptim të komenteve të bëra në opinionin aktual dhe të konsiderojë lejimin e çdo personi të përdor gjuhën e bashkësisë joshumicë në vend që t’i referohet vetëm personave që i përkasin bashkësive;

– të konsiderojë heqjen e referencës për shtetësinë në ligj, në mënyrë që të mundësojë të gjithë të gëzojnë të drejtat gjuhësore të njohura me ligj;

– të shtyhet zbatimi i sanksioneve me të holla derisa ligji të ndryshohet për të siguruar siguri juridike dhe për të ndryshuar dhe plotësuar 22, në mënyrë që të zvogëlohet shuma e gjobave, të zgjerohet diferenca midis shumave minimale dhe maksimale, të futet elementi i gabimit dhe parimi i proporcionalitetit në të”.

Në konkluzionin me numër 103 theksohet vlerësimi përfundimtar: “Sipas mendimit të Komisionit të Venecias, do të ishte e dobishme nëse autoritetet do të realizonin një studim të hollësishëm të arsyeve të mangësive në zbatimin e ligjit të gjuhës të vitit 2008 dhe të vlerësojnë ndikimin në buxhet dhe resurse njerëzore të Ligji i ri për gjuhët. Komisioni gjithashtu rekomandon që ligjvënësi të mos përdorë procedurën e shkurtuar për rishikimin e ligjit për gjuhët “./koha.mk