Macron ‘mbyll derën’ për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Më parë duhet të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE

Shpërndaje

Në konferencën për shtyp në takimin në qytetin francez Toulouse mes Merkel dhe Macron, u përmend edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut me BE-në. Kancelarja Merkel përmendi shkurtimisht vetëm faktin se kërkohet që për këtë të ketë një vendim unanim dhe i pranuar nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa Presidenti francez Macron, duke përshëndetur vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani nga këto dy vende, ripohoi qendrimin e deritanishëm të Francës zyrtare se, “pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”, shkruan rtsh.al.