Majlinda Kelmendi siguron medalje në Abu Dhabi (Foto)

Shpërndaje

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka shkuar në finale në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo mposhti në gjysmëfinale kundërshtaren Chelsie Giles të Britanisë së Madhe, ndërsa në finale pritet tw takohet me Odette Giuffridan nga Italia.

Pikërisht Giuffridan e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.