“Mas.akrohet” Mali Sharr nga hajdut me licencë (Foto)

Shpërndaje

Sipas dëshmitarëve okular për ALBAZONE MEDIA thonë: çdo javë vijnë dhe ngarkohen me dru kamionë të mëdhenj me tabela nga pjesa lindore e Maqedonisë Veriore në malet tona të bukura të Malit Sharr.

Ja çfarë thonë disa qytetarë të malësisë së Sharrit për portalin ALBAZONE MEDIA:

“Në çdo shtet evropian fshatrave të zonave kufitare ju lehtësohet jeta nga shteti kurse te ne ndodhë e kundërta, dikush paska drejt ta pres malin e fshatit Bozovcë, dhe ta bllokoje rrugën për te Ujëvarat e Leshnicës, kurse një metër kub dru për djegieje banorët e fshatit Bozovcë nga mali ta blejnë 35 euro, çmime astronomike, kurse dënimet kanë qenë shumë të larta nga një far shumari (roja pyllit) për një kalë dru 1750 euro dë*nim sikur ti blejsh 20 metër kub në Tetovë, deri kur do vazhdojnë këto tortura, këto diskriminime ndaj fshatrave të Malësisë së Tetovës!”

Pushteti aktual vazhdon të shkatërron edhe një pjesë që u ka mbetur tetovarëve, siç është Mali Sharr një ndër bukuritë natyrore që e ka falur ZOTI!