Mërgata shqiptare në përkrahje të madhe për Vetëvendosjen, “jemi nisur drejt Kosovës”

Shpërndaje

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë postuar fotografi nëpër rrjetet sociale të mërgimtarëve, të cilët janë nisur nga shtete evropiane për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në fotografi shihen grupe të organizuara të mërgimtarëve të cilët në aeroporte dhe stacione autobusësh bëhen gati për t’u nisur për të marrë pjesë në votime më 6 tetor.

Kandidatja për deputete nga Vetëvendosja, Fitore Pacolli, ka postuar disa nga këto fotografi me mbishkrimin “Prishtinë, a je gati? Krejt mërgata e krejt Kosova po vjen.