Meta: Ky vit shënon 70-vjetorin e NATO-s, si dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë

Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar nepermjet nje statusi ne Facebook mbi 70-vjetorin e NATO-s.

Postimi i plotë:

Ky vit shënon 70-vjetorin e NATO-s, si dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë.
E kuptojmë fare mirë se çfarë kërkohet dhe ç’do të thotë të jesh pjesë e një familje të themeluar mbi parimet e sigurisë, lirive dhe demokracisë.
Ne do të respektojmë premtimin e dhënë për rritjen e investimeve për mbrojtjen, si një angazhim të vendosur mbi lidhjen tonë Trans-Atlantike. #WeAreNATO 🇦🇱