Mickoski: Koalicioni eventual LSDM-BDI, e drejtë e partive

Shpërndaje

VMRO-DPMNE-ja nuk është kundër një koalicioni eventual parazgjedhor mes LSDM-së dhe BDI-së dhe e konsideron atë si të drejtë demokratike. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij është në bisedime me të gjithë partitë dhe e hapur për bashkëpunime, përfshirë këtu edhe opozitën shqiptare.

Unë i dëgjoj deklaratat e kryetarit të BDI-së se nuk e ka në plan të hyjë në një koalicion të tillë. Supozoj se secila parti politike, siç kemi të drejtë dhe mundësi ne, kanë të drejtë dhe mundësi edhe ata që në emër të demokracisë të ulen dhe të bisedojnë për një koalicion parazgjedhor. Ne jemi të përqendruar në politikat dhe ofertën e VMRO-DPMNE-së dhe jemi të shqetësuar për situatën e keqe në të cilën ndodhet vendi – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zaev thotë se është shumë herët të bisedohet për koalicionet parazgjedhore.

Nuk kemi biseduar. Është normale për zgjedhjet presidenciale është normale. Ne akoma as nuk e kemi hapur atë debat dhe nuk e kemi një plan ta hapim der inga fundi i nëntorit. Zgjedhjet janë larg pothuajse gjashtë muaj. Deri në zgjedhje kemi edhe pesë muaj. Me siguri ajo do të ndodhë deri nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit kur do të marrim pozitat tona finale – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Tani që afrohen zgjedhjet e ardhshme dhe mund të ndërpriten një sërë procesesh të rëndësishme, kryeministri Zaev e konsideron si katastrofike që opozita bllokon zgjedhjen e njeriut të parë të Entit Shtetëror të Revizionit, të anëtarëve të Agjencisë së mediave dhe anëtarëve të Këshillit Programor të RTVM-së. Mickoski beson se çështje të rëndësishme si këto do të mbyllen para zgjedhjeve.