Mickoski: Qytetarët më 12 prill do t’i japin karton të kuq Zaevit

Shpërndaje

Sërish jemi para një sfide, të rëndësishme për vendin tonë. E para, asnjëherë populli jonë nuk ka jetuar më rëndë dhe e dyta LSDM-ja dhe Zoran Zaev do të bien. Kjo është finalja kur duhet të dërgohet llogaria. VMRO-DPME-ja më pas do ti përvesh mëngët për të ardhmen tonë të përbashkët. VMRO-DPMNE-ja nuk është vetëm partia jonë, por kodi i Maqedonisë”, kështu deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së duke shtuar se Maqedonisë i nevojitet ripërtëritje më shumë se kurdoherë më parë. “Pa punë nuk ka përparim, pa punë nuk ka asgjë. Dembellëkun ia lëmë kundërshtarit ton. Ne nuk frikëson djersa, përkundrazi na motivon”, tha Mickoski.