Momenti kur kuvendari i BD.I-së gris fletën e votimit në Strugë (Video)

Shpërndaje

Kuvendi i BDI-së në Strugë ku Ramiz Merko u rizgjodh për kryetar dege, kaloi me kundërshtime dhe debate në lidhje me përzgjedhjet, sidomos për anëtarët e kryesisë, përcjell in7.

Akuzat nga disa kuvendarë ishin se listat e përfaqësuesve ishin bërë pa konsultime me këshillat vendorë. Fillimisht kishte reaguar djali i veprimtarit Sulltan Mehmeti, ndërsa pas tij një kuvendar nga Veleshta ishte ngritur në këmbë duke kritikuar.

Më pas gjatë votimit, i njëjti kuvendar kishte votuar kundër dhe e grisi fletën e votimit.

Shikoni videon për më shumë: VIDEO