Momenti kur Policia sekuestron veturën e Morena Tarakut (Video)

Shpërndaje

Policia e Kosovës tashmë ka sekuestruar veturën luksoze “Bently” të Morana Tarakut, e cila ka rezultuar të jetë e vjedhur në Gjermani.

Pak minuta më parë është raportuar se vetura “Bentley” e Morena Tarakut në vlerë të rreth 250 mijë eurove është raportuar e vjedhur në Gjermani.

Për këtë rast janë të informuar autoritetet në Gjermani, Interpoli dhe Policia e Kosovës.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, vetura e këngëtares është sekuestruar në periferi të Prishtinës.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar me kohë për detajet e reja.