Mot me diell dhe me vranësira të vogla, me temperaturë deri 26 gradë

Shpërndaje

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare si dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 26 gradë.

Në SHkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 10 gradë, ndërsa e ditës deri 25 gradë.