“Mulla Sulën nuk e rrëzojnë as bombat atomike, e jo bombat e Skender Buzakut”

Shpërndaje

Shumica e qytetarëve në komentet e tyre nëpër rrjetet sociale janë pro ndryshimit të kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi. Ata që e urrejnë përdorin fjalë ofenduese, kurse ata që janë më të moderuar thonë se pa marrë parasysh se çka ka ndodhur, tani duhet të bëhen reforma në BFI.

Mirëpo nuk është i vogël edhe numri i përkrahësve të Rexhepit. Ata janë më radikalë në qëndrimet e tyre pro Rexhepit, kurse nervoza e tyre shtohet me afrimin e ultimatumit 72 orësh të Rexhepit.

“Mulla Sulën nuk e rrëzojnë as bombat atomike, e jo bombat e Skender Buzakut”, ka komentuar një përkrahës i reisit Rexhepi.

“Zotri Sulejman Rexhepin askush nuk mund ta tërheq prej postit qe e ka me lejen e popullit, ne e përkhahim me shumicë këtë njeri të madh. Respekte për Kreun tonë Efendi Sulejman Rexhepin”, ka komentuar një tjetër përkrahës.

“O nuk lëshohet ai vend aq lehtë. A e keni parë se më lehtë shkoni hyni brenda në zyrat e Presidentit ose Kryeministrit se sa te molla Sula”, është një prej komenteve të shumta./gazetalajm/