Ndal lojën dhe e ndëshkon me karton të verdhë, gjyqtarja nxjerr telefonin dhe shkrep selfie me KAKA në mesin e ndeshjes

Shpërndaje

Në fillim mbeten të gjithë të shtangur, por më pas veprimi i gjyqtares në ndeshjen e bamirësisë mes Brazilit dhe Izraelit mori duartrokitjet e publikut. Kaka kishte topin në këmbë, kur ajo vendos të ndalë lojën. Drejtohet nga braziliani dhe e ndëshkon atë me karton të verdhë.

Pas këtij momenti nxjerr nga xhepi i saj telefonin dhe nuk nguron të bëjë një selfie me të. Në atë moment brohoritjet ishin të pranishme, ndërsa Kaka u mjaftu duke buzëqeshur. Për më shumë iu ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

VIDEO