Ndërron jetë hoxha i Burojës, imami që e kishte mbyllur derën e xhamisë për t’iu bashkuar UÇK-së

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë Hoxha i Burojes, Avdyl Krasniqi. Si imam xhamie, ai ishte pjesë e grupit nismëtar të lu*ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kumtin për vde*kjen e tij e ka dhënë Lamir Thaçi, nëpërmjet rrjetit social Facebook

Thaçi ka përkujtuar se si “në ditet e kri*smave te para te lu*ftes ai (Avdyl Krasniqi) iu drejtua xhematit: Nga sot ata qe duan te falen pas meje kete do ta bejn ne istikame ne frontet e lu*ftes. Tani atdheu kombi ka nevoj per ne, lutjet ne Xhami do ti vazhdojme vetem ne liri ata qe do ta kemi fatin te shpetojm”.

“Ne çdo organizim kombetar e fetar duke i sherbyer fes dhe kombit ne menyre te pandashme. Duke rrezonuar dije, urtesi, devoteshmeri e trimeri. Tërrë jeten e kaloi me dashurin e popullin qe e rrethonin. Vyrtyte qe une nuk mund te arrije ti shkruaj as ne nje liber. Ishe shoku me i mir i njeriut qe une e desha me se shumti. Gjyshit tim qe u vra ne lu*fte, ti ishe kujtimi me i mir per te. Pusho i qet Hoxha ushtar i lirise. Askush me mir se ti nuk i sherbeu fes dhe atedheut”, ka shkruar Thaçi.

Vde*kjen e tij e ka konfirmuar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka treguar se hoxha Avdyli ishte trim dhe ushtar i rrallë.
“Më pikëlloi shumë lajmi për vde*kjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, lu*ftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe lu*ftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka thënë Veseli.