Ngrihet Gjykata Kushtetuese, ja emrat e kandidatëve

Shpërndaje

Brenda 1 muaji Gjykata Kushtetuese do te kete 4 anetare te rinj. Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi i ka derguar parlamentit kandidatet per dy vendet bosh ne gjykaten Kushtetuese.

Jane 4 kandidate qe garojne per keto vakanca dhe Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ka renditur te paren Arta Vorpsin.

Parlamenti ka nje muaj kohe per te siguruar 84 vota e per te zgjedhur dy anetaret e rinj te gjykates kushtetuese, nese ps nuk gjen dot konsensusin e opozites atehere kandidati i renditur i pari qe ne kete rast eshte Arta Vorpsi automatikisht behet anetar i gjykates Kushtetuese.

Nga ana tjeter javen e kaluar Keshilli i Emerimeve ne drejtesi i ka derguar presidentit te Republikes kandidatet per dy vende te tjera bosh ne gjykaten kushtetuese. 4 kandidatet qe garojne tek vakancat e parlamentit jane kualifikuar edhe tek ato te presidentit. Kryetari i shtetit Meta ka 30 dite kohe per te zgjedhur dy kandidatet ne te kundert automatikisht anetare e gjykates Kushtetuese behet Arta Vorpsi e cila eshte renditur e para ne te gjitha vakancat.

Ne kete faze procesi ka disa pikepyetje, nese presidenti vendos te mos e ushtroje te drejten e tij pas 30 ditesh arta vorpsi eshte e para per te dyja vakancat, kush do te jete anetari i dyte i gjykates Kushtetuese. Nga ana tjeter nese Arta Vorpsi zgjidhet nga presidenti,  a mund te jete ajo pjese e listave te kandidateve qe i kane shkuar parlamentit, e nese jo atehere gara duhet rihapur sepse mbeten dy kandidate ne gare kur duhen minimalisht 3. Per me teper kandidati Besnik Muci po i nenshtrohet vetingut ne shkallen e dyte, nese ai rrezsohet cfare ndodh me procesin, a duhet rihapur gara?

Nese Presidenti e kuvendi arrijne te gjejne gjuhen e perbashket ne nentor gjykata Kushtetuese do te kete 5 anetare, ajo do te mund te vleresoje se cila ceshtje kalon apo jo per vleresimin ne seance plenare, por do ti duhet edhe 1 anetar qe te jete funksionale e te zhvilloje mbledhje te rregullta e te marrwe vendime.

Me plotesimin e 6 anetareve te gjykates Kushtetuese, Shqiperia ploteson edhe nje nga kushtet per mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare ne kuader te negociatave per anetaresim./VIZIONPLUS/

KANDIDATET-VAKANCAT E KUVENDIT

1-Arta Vorpsi                                     1-Arta Vorpsi

2-Fiona Papajorgji                             2-Elsa Toska

3-Elsa Toska                                        3-Besnik Muci 

KANDIDATET-VAKANCAT E PRESIDENTIT

1-Arta Vorpsi                                     1-Arta Vorpsi

2-Fiona Papajorgji                             2- Elsa Toska

3-Elsa Toska                                       3-Besnik Muci

4-Marsida Xhaferllari                        4-Regleta Panajoti