Një antishqiptar si “ekspert” në projektin për turizmin e Matkës, banorët kundërshtojnë

Shpërndaje

Ditëve të fundit në kuadër të projektit për zhvillim të turizmit në Saraj i finansuar nga fondet e jashtme po zhvillohen disa debate publike me banorët e fshatrave të Sarajit ku debatohet për zhvilliin e turizmit në Komunën e Sarajit dhe Kanjonin e Matkës, mirëpo në debate dukshëm edhe nëpër fotografi shihet qartë bojkoti i banorëve të cilët kanë kuptuar se “ekspert” kryesor në këtë projekt është angazhuar maqedonasi famëkeq Konstantin Ciriviri i cili vite me radhe dëmton çdo gjë shqiptare në Kanjonin e Matkës. Banorët që e njohin dhe e kanë hasur në Matkë thonë se këtij “experti” i pengojnë tabelat në gjuhën shqipe që kohëve të fundit janë vendosur në Matkë dhe vazhdimisht i dëmton ato, andaj si mund të pritet që një antishqiptar si ky të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në vendbanimet shqiptare.

Në debatin e organizuar mbrëmë të pranishmit kanë ngritur çështjen e angazhimit të këtij gjoja eksperti i cili në emër të banorëve shqiptarë merr mijëra euro nga projekti në fjalë dhe punon kundër interesave shqiptare në Kanjonin e Matkës.

Përndryshe ky “expert” bashkë me bashkëshorten e tij është angazhuar nga koordinatori i projektit i cili vjen nga Fondacioni “Albiz” Saraj.

Më poshtë mund ti shikoni fotot dhe qëndrimet e ekspertit antishqiptar: