Një lajm i mirë vjen nga kampi Al Hola, ku ndodhet Alvini

Shpërndaje

Një lajm i mirë vjen nga kampi Al Hola. Alvini është nën kujdesin e vullnetarëve të “Save The Children” në kampin e bur*gosurve sirianë në Al – Hol, në verilindje të Sirisë.

Lajm i bë i ditur nga gazetari Taulant Kopliku i cili ka ndjekur historinë e djalit për emisionin “Le Iehe”.

Lajmet në mediat e huaja informojnë se kampi i Al Hola është marrë nën kontroll nga ISIS, por përmes një postimi në facebook gazetari informon se nuk ka problem në atë sektor ku ndodhet i vogli.

“Sapo u informova nga vullnetaret e Save The Children ne kamp. Edhe sot ata e kane kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira.”

Alvini 11 vjeçar ndodhet në kamp dhe po bëhen përpjekje për ta larguar dhe bashkuar me familajët e tij në Itali.