Nxënësit shqiptarë edhe në Çashkë të Velesit mësojnë maqedonisht, prindërit maqedonas s’lejojnë paralele shqipe (VIDEO)

Shpërndaje

Nxënësit shqiptarë të Busillcës për ta ndjekur procesin mësimor janë të detyruar të qëndrojnë 5 ditë të javës në konviktin e shkollës fillore në Çashkë të Velesit. “Kjo është shkolla fillore e Çashkës. Në këtë shkollë fillore ka edhe konvikt. Nxënësit shqiptarë nga fshatrat për rreth vijnë të qëndrojnë 5 ditë të javës këtu. Por edhe pse qëndrojnë ata nuk e gëzojnë të drejtën që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare” Afrim Jonuzi gazetar. Për hallin e këtyre nxënësve ministri i Arsimit Arbër Ademi shkoi në komunën e Çashkës.