Oimiakoni, fshati ku jetohet deri në -71 gradë celsius

Shpërndaje

Edhe pse jemi në mes të tetorit temperaturat shënojnë mbi 18 gradë celsius, një klimë jo normale për sezonin. E ndërsa jemi në pritje të temperaturave të ulëta, po ju sjellim një pamje të një dimri të vërtetë. Në Oimiakon të Siberisë temperatura mesatare në dimër është rreth – 46 gradë C, dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë, ku kulmi ka arritur në -71 gradë, në vitin 1924.

Oimiakoni është thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo. Temperatura mund të jetë thjesht shifra, por të jetosh atje do të të thotë që qerpikët të ngrijnë sapo del, pështyma të formon kokrriza akulli në gojë, dhe makina duhet të rrijë ndezur 24 orë në ditë, përndryshe duhet ndërruar bateria ose do të ngrijë benzina.

Është e pamundur të gërmosh në tokë, e madje për funerale duhet ndezur një zjarr për të zbutur akullin, pa të fillosh gërmimin. Qyteti ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Përshtatja e parë vjen me dietën.