Parisi, Berlini dhe Roma kundër ndarjes së procesit negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Shpërndaje

Ministrat e jashtëm të BE pritet që në çdo moment të fillojnë raundin e dytë të bisedimeve për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por vështirë se dikush beson se një vendim do të jetë i mundur sot, raportoi korrespondentja e MIA.

Propozimi i fundit për të ndarë të dy vendet dhe për të filluar negociatat së pari me Maqedoninë e Veriut kundërshtohet nga tre vende – Franca, Gjermania dhe Italia.

Franca kundërshton çdo zgjerim të ri përpara bisedimeve për reformat, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë frikë se nëse fillojnë negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të “mbetet” përgjithmonë në dhomën e pritjes së BE”, thonë për MEDIAL-n diplomatët e vendeve anëtare të BE-së.

Holanda, sipas tyre, nuk e kundërshton ndarjen e Shqipërisë, sepse Haga duhet që të ndjekë vendimin e Parlamentit holandez i cili konsideron se Shkupi është i gatshëm për negociata, ndërsa Tirana jo.

Mbetet që Holanda ta kushtëzojë hapjen e negociatave me sjelljen e ligjit për prokurorinë publike, siç paralajmëroi sot në mëngjes shefi i diplomacisë holandeze Stef Blok, para fillimit të takimit ministror.

Nëse arrihet marrëveshje për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore, Haga do të kërkojë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet vetëm pasi të plotësohet kërkesa për një prokurori të pavarur publike.

Diplomatët në Luksemburg shpjegojnë se edhe nëse arrihet një kompromis për një ndarje të mundshme të të dy vendeve, ka pak shanse që kjo të bëhet sot, pasi sekretarja shtetërore franceze nuk ka mandat të marrë një vendim të tillë. Ky vendim mund të sillet vetëm nga Presidenti Francez Emanuel Makron në samitin e BE në Bruksel të enjten dhe të premten.