Pas “bombës” së Buzakut reagon BFI: Кjo është gënjeshtër dhe trillim

Shpërndaje

Pas deklaratës të Skender Buzakut se Sulejman Rexhepi ka kryer vepra penale ,,pastrim parash” dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” reagon Bashkësia Fetare Islame. Nga atje thonë se kjo është gënjeshtër dhe trillim nga ana e Buzakut.

,,Për shkak të të pavërtetave të cilat Skender Buzaku po i përhap në opinion, Bashkësia Fetare Islame në ditët në vijim do të ngritë edhe një padi penale për shpifje ndaj personit të përmendur”, thonë nga BFI për “Nezavisen Vesnik”.

Buzaku i dha ultimatum Rexhepit për tu tërhequr nga BFI, por ai nuk e mori seriozisht ultimatumin, duke i thënë Buzakut se ai është ,,gej”. Pas 72 orësh, Skender Buzaku sot e publikoi “bombën” e parë. Ai theksoi se Sulejman Rexhepi në mënyrë të paligjshme ka marrë 700 mijë euro nga BFI-ja.

“Dëshmitë të cilat i ka dorëzuar deri te PTHP tregojnë në faktin se personi i dyshuar ka kryer vepër penale me të cilën është shkaktuar dëm material në përmasa të mëdha, marrjen e mjeteve në para në vlerë prej 700 mijë euro, të paguara sivjet. Ka faturë prej vitit 2019, transfer të mjeteve dhe dëshmi. Dëmi i përcaktuar është 700 mijë euro. Për qëndrim në Arabinë Saudite, BFI la paguar 650 mijë denarë një firme private. Taksa për qëndrim është përcaktuar në vlerë prej 510 euro dhe paratë duhet të paguhen drejtpërdrejt në Ministrinë e Pelegrinazhit”, thotë Buzaku.